back to top
March, 12, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiZjarri në Prishtinë, Policia jep detaje: Disa persona janë duke u trajtuar...

Zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje: Disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore

Sot rreth orës 18:40, një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjën Emshir të Prishtinës, atje ku po vazhdon evakuimi i qytetarëve përreth, raporton GazetaDemos.

Deri më tani, dy banorë kanë arritur të shpëtohen heroikisht nga ekipet e Policisë e Zjarrëfikësve të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes.

Teksa, ekipet mjekësore janë duke trajtuar disa persona të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e tymit

Pamje të reja nga zjarri në Prishtinë: Momenti kur shpëtohet një fëmijë nga zjarrëfikësi

https://gazetademos.com/pamje-te-reja-nga-zjarri-ne-prishtine-momenti-kur-shpetohet-nje-femije-nga-zjarrefikesi/embed/#?secret=hnnIBjASjh#?secret=K1Cs717UdA

Lajmin për incidentin e ka konfirmuar për GazetënDemos, zëdhënësia e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi”, tha Ahmeti

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit