Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në Prishtinë, afër Muzeut Etnologjik.
Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar.
“Ekipet e zjarrfikësve e kanë ndalur zjarrin, po priten ekipet e KEDS-it. Aty janë përfshi nga flaka 2-3 ora të rrymës elektrike dhe disa tela në shtyllë”, ka thënë për KOHËN Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë.