Një person me emrin Fatmir Murtezi, është raportuar i zhdukur në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Familjarët e 58-vjeçarit, të cilët kanë njoftuar policinë për zhdukjen e tij, kanë bërë të ditur se ai nuk është parë që nga data 23 shtator.
“Jemi duke u shqetësuar shumë aktualisht dhe kërkojmë ndihmën e të gjithëve për gjetjen e tij”, ka thënë familja për Klan Kosova.
Për çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, kontaktoni në numrin e familjes: 046 193 295.


