Moderatorja Arbana Osmani, ka njoftuar se ka nisur punën për projektin e saj të ri.
“Zyrë e re, projekte të reja”, shkruan Arbana.
Sakaq, lidhur me këtë “Vip Magazine” ka konfirmuar se Arbana do të sjellë për publikun intervista në formatin Podcast, një zhanër mjaft i përhapur, i cili është përqafuar mjaft mirë nga publiku shqiptar!
Megjithatë ende nuk dihen informacione më të detajuara lidhur me rikthimin e saj në ekran. Deri atëherë mbetet veç të presim.