“S’e kam me ty” do të jetë programi më i ri në Top Albania Radio dhe do të prezantohet nga Zhaklin Lekatari dhe Jonida Aliçkolli.
Lajmin e ka bërë me dije Zhaklin, e cila shprehet se programi do të zgjasë dy orë dhe do të trajtojë eksperiencat njerëzore me qëllim për të frymëzuar.
“Kemi edhe Jonidën, e cila do të jetë bashkëudhëtare në një emision i cili do të zgjasë dy orë dhe do i dedikohet njeriut dhe eksperiencave njerëzore. Do të kemi të ftuar në emision dhe shpresojmë që historitë e tyre të jenë të vërteta, të inspirojnë edhe të tjerë dhe të na japin forcë të përballojmë përditshmërinë.”, tha ajo.