back to top
September, 8, 2024
spot_img
BallinaMusicZbardhen detajet e sherrit mes Noizyt dhe Med Isenit: Çfarë fshihet pas...

Zbardhen detajet e sherrit mes Noizyt dhe Med Isenit: Çfarë fshihet pas konfliktit dhe kush është i përfshirë?

Ditën e djeshme, lajmi për një sherr masiv mes reperit të njohur Noizy dhe një figure të famshme të TikTok-ut, Med Iseni, në Sancy Club në Pejë, bëri bujë të madhe.

Edhe pse klubi deklaroi se incidenti ndodhi jashtë ambienteve të tyre, konflikti ka tërhequr vëmendje të madhe nga mediat dhe publiku.

Në këtë përplasje duket se ka qenë i përfshirë edhe reperi Stresi, duke shtuar akoma më shumë benzinë në zjarrin e këtij sherri. Med Iseni, personi që u dhunua nga grupi i Noizyt, reagoi menjëherë përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.

“E vërteta është që më kanë prerë në besë. Ja biseda, shikojeni vet! Isha vetë i dyti kurse ata mbi 8 veta të përgatitur me armë,” shkruante Med Iseni në postimin e tij, duke ndarë gjithashtu bisedat e tij private me ndjekësit.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi një reagim nga Stresi, i cili përdori Instagramin për të shprehur qëndrimin e tij mbi ngjarjen. Në një postim në InstaStory, Stresi shkruante se prej vitesh ai dhe familja e tij janë sharë në mënyrë të shëmtuar për famë në TikTok.

“Ju kam prerë në besë, unë juve apo ju mua? Ju kam mbajtur në shtëpi të gjithëve dhe keni vite që na shani familjet në mënyrën më të shpifur për famë TikTok-u që vetëm një burrë nuk shan ashtu. Atëherë më keni pre ju mua, jo unë juve. Ne e kemi parë ngjarjen, por as unë as ai nuk të ka prekur me dorë dhe këtë e keni të vërtetuar. Nipat janë rritur, nuk duruan dhe eskaloi situata sepse ju keni sharë gjithë Kosovën e Shqipërinë. Dhe mos doni me ju prit me duartrokitje? Ncncncncn shërim të shpejt mos e merr me stres. Unë do bëj çdo lojë me arrit te ai që më preku familjen, ç’lidhje ka besa këtu idiota,” shkruante Stresi.

Reagimet nga të dyja palët kanë nxitur një valë të re spekulimesh dhe komentesh nga fansat dhe ndjekësit. Konflikti, i cili duket se ka rrënjë të thella dhe të vjetra, është bërë një temë e nxehtë diskutimi në rrjetet sociale.

Në një tjetër postim, Med Iseni shfaqi një pjesë të bisedës së tij të bërë me Stresin në WhatsApp, duke përforcuar pretendimet e tij për mosrespekt dhe tradhti nga ana e grupit të Noizyt.

Ky incident ka ngritur shumë pyetje mbi marrëdhëniet midis figurave të njohura të showbiz-it shqiptar dhe mbi mënyrën se si konflikte të tilla mund të ndikojnë në imazhin dhe karrierën e tyre. Ndërkohë, publiku pret me interes zhvillime të reja dhe sqarime të mëtejshme nga të dyja palët e përfshira në këtë sherr masiv.

Shiko Fotot:

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit