back to top
January, 5, 2026
spot_img
BallinaLajmeZafir Berisha kritikon mërgatën që votuan VV-në

Zafir Berisha kritikon mërgatën që votuan VV-në

- Advertisement -

Zafir Berisha kritikon mërgatën që votuan VV-në: Ju që po debatoni për mërgatën, mos i merrni si referencë ato grumbuj njerëzish që festonin si hajvana me “kusia” nëpër rrugë, sepse ata nuk janë mërgata e vërtetë.

Debati i ashpër që po zhvillohet mes mërgatës dhe banorëve rezidentë pas zgjedhjeve nuk është i rastësishëm.
Ky ka qenë qëllim dhe mision i Albinit!

Përçarja e qëllimshme e një shoqërie është mënyra klasike me të cilën mini-diktatorët përpiqen ta zhvendosin vëmendjen nga krizat reale, socio-ekonomike, energjetike, të sigurisë dhe institucionale.

Për vite me radhë, përmes politikave dhe propagandës së tij, është investuar në përçarje dhe acarim të marrëdhënieve mes shqiptarëve: fillimisht brenda Kosovës, pastaj në Luginën e Preshevës, në Maqedoni, si dhe mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në zgjedhjet e fundit, Albini shkoi edhe një hap më tej, duke thelluar përçarjen mes mërgatës dhe familjarëve të tyre në Kosovë, një pjesë e mërgatës që iu përgjigj thirrjes “patriotike” të Dejona Mihalit për të ardhur kinse për ta “çliruar” Kosovën.

Nuk u befasova nga sjelljet e asaj mërgate që gjatë luftës kishte ikur nga Kosova, e fshehur nën fustana e dimija, as nga ajo mërgatë që pas luftës u paraqit në Perëndim si “azilante”, me arsyetimin se “terroristët e UÇK-së e kishin okupuar Kosovën”.

Por po befasohem thellë nga mërgata e shëndoshë mendërisht, ajo mërgatë që historikisht ka qenë shtyllë e fortë e Kosovës dhe e shqiptarisë, se si hesht dhe pranon të identifikohet para opinionit me këtë grumbull njerëzish që sillen si të çmendur nëpër rrugë, me goma traktori e kusia në duar, dhe që vetes i thonë “mërgata e Kosovës”.

Kosova ka kaluar sfida shumë më të mëdha se këto që po i përjetojmë sot.

Por mos harroni: dikur turma të tëra, si kope delesh pas bariut, kishin shkuar edhe pas Titos.
Edhe atij i erdhi fundi.
Do t’iu vijë fundi edhe këtyre.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -