Gazetarja e njohur Arbana Xharra, e cila jeton në Amerikë, në një lidhje direkte me Arben Ahmetin në Kanal 10, ku po mbahet edicioni special për zgjedhjet në SHBA, ka folur lidhur me garën që po zhvillohet mes Donald Trump e Kamala Harris.
Ajo ka thënë se Trump e ka rikthyer gjeneratën e re të meshkujve, duke përdorur edhe kartën e çështjes së ekonomisë, teksa shtoi se Harris ka një mbështetje të madhe nga gratë.
“Po është kyçje çështja e grave dhe ka marrë një mbështetje shumë të madhe të figurave publike siç është Taylor Swift, në anën tjetër Trump menjëherë shfrytëzojë gjeneratën e re sidomos të rinjtë meshkuj sidomos ai luan shumë me kartën e çështjes së ekonomisë ka premtuar se ka me vendos tarifa 20 përqind në import dhe 60 për qind në importe nga Kina”, ka thënë Xharra.