back to top
July, 6, 2024
spot_img
BallinaSportXhaka bën humor para finales: Kush mposht Marseille dhe Liverpoolin nuk është...

Xhaka bën humor para finales: Kush mposht Marseille dhe Liverpoolin nuk është jofavorit

Granit Xhaka ka qenë një nga lojtarët e zgjedhur te skuadrës së Bayer Leverkusen për konferencën e fundit për mediat për ndeshjen ndaj Atalantës, finalen e Ligës së Evropës që do të luhet në Dublin.

Lojtari vjen në finalen e dytë ndërkombëtare në karrierë, pasi ka humbur një të tillë 4-1 në këtë turne përballë Chelseas kur vishte fanellën e Arsenalit.

“Finalet luhen për t’u fituar, nesër do të mundohemi ta bëjmë këtë gjë dhe të çojmë trofeun në Leverkusen. Pse nuk dukemi nervozë? Kemi dhuruar gjak sot në mëngjes”, tha duke qeshur Xhaka para gazetarëve.

“Kjo është finalja ime e dytë evropiane dhe të parën e kam humbur. Ne jetë të ndodhin mundësitë e dyta dhe duhet t’i shfrytëzosh. Nuk mendoj se në finale ka skuadra jofavorite, kush mund Olimpik Marsejën dhe Liverpulin nuk e meriton një vlerësim të tillë. Nesër do të luajmë shanset tona dhe të shohim si do të shkojë”, tha mesfushori. /Ballkani.info

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit