back to top
June, 20, 2025
spot_img
BallinaLajmeVushtrri: Konfiskohen pushkë, pistoletë dhe kallashnikov – në pranga 39 vjeçari

Vushtrri: Konfiskohen pushkë, pistoletë dhe kallashnikov – në pranga 39 vjeçari

- Advertisement -

Një 39 vjeçar është arrestuar sot në një fshat të Vushtrrisë.

B.L, dyshohet për dy vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Drejtorisë Rajonale – Mitrovica e Jugut, kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë si:

Një (1) pushkë ajrore

Një (1) pistoletë e llojit CZ, me dy karikatorë të zbrazët

Një (1) mbajtëse/kuti e pistoletës

Një (1) armë AK 47 me një karikator

Njëzet (20) copë fishek 7.62 x 39 mm.

“Pas intervistimit dhe veprimeve të tjera procedurale, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -