back to top
July, 26, 2025
spot_img
BallinaLajmeVrasje në tentativë në Fushë Kosovë, një person plagoset me thikë

Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, një person plagoset me thikë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vrasjes në tentativë në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”, të martën në ora 21:00.

“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është transportuar në QKUK dhe vazhdon trajtimin mjekësor në sigurim nga policia ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim të policisë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -