Personi që është vrarë nga zyrtari policor sot në Ferizaj, është axha i zotriut të parë, Prindon Sadriu.
Burimet policore kanë thënë se i vrari është Sadri Sadriu, ndërkaq i dyshuari për vrasjen e tij është polici i Kosovës, Festim Ramadani.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka, ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur në një sallë dasmash, teksa shtoi se posa të ekzaminohet vendi i ngjarjes do të bëhen të ditura detaje të tjera.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen në një dasëm në Bibaj të Ferizajt, është zyrtar policor.
Majori Qazim Reka, tha për Gazetën Insajderi se zyrtari policor është arrestuar, dhe është njoftuar IPK lidhur me rastin.