back to top
September, 8, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiVrasja në Ferizaj, Kozhani: Një polic që kryen vrasje, mund të dënohet...

Vrasja në Ferizaj, Kozhani: Një polic që kryen vrasje, mund të dënohet maksimalisht

Ish-hetuesi i krimeve të rënda, Mehdi Kozhani, është shprehur se një zyrtar policor, i cili kryen vrasje, mund të dënohet me dënimin maksimal.

Kjo për faktin se, sipas tij, ai e di ligjin, është trajnuar për siguri, është trajnuar për përdorim të armës, andaj përgjegjësinë e kamë të madhe.

“Vrasja është dënim i rëndë, një zyrtar policor e di se sa e rëndë është, është trajnuar për atë punë, e di çka është ligji, pra në këtë drejtim ai mund të jetë më përgjegjës, kjo do të thotë se një person që e kryen vrasjen dhe nuk ka njohuri për ligjin, normal që është indeferent ndaj ligjit. Të zyrtarët policor është vetëdija më e madhe, përgatitet me armë dhe për gjithçka trajnohet. Polici në këtë rast ka qenë gjashtë apo shtatë vite polic, ka kryer detyra, autorizime policore, e di çdo detaj të sigurisë, dhe ai mund të dënohet maksimalisht për këtë vepër penale”, tha Kozhani në Rubikon të Klan Kosova.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit