Home Featured Vrasja e reperit në Prizren, shoku i tij me fjalë prekëse: Mu thye zemra, ishte në shpirt i pastër

Vrasja e reperit në Prizren, shoku i tij me fjalë prekëse: Mu thye zemra, ishte në shpirt i pastër

0
Vrasja e reperit në Prizren, shoku i tij me fjalë prekëse: Mu thye zemra, ishte në shpirt i pastër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prizren, ku një person ka humbur jetën pasi u godit me thikë, shkruan Gazeta Demos.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:45 ku viktima është Hekuran Shala.

Ndërkaq i dyshuari për vrasjen e Hekuranit është Erolind Badalli rreth 35 vjeçar.

E për vdekjen e Hekuranit ka reaguar edhe miku i tij i cili ka thënë se lajmi për vdekjen e tij i theu zemrën.

“Hekurani nuk ishte vetëm komshiu im – ishte një shpirt i pastër, një buzëqeshje që e ndriçonte lagjen, një zemër që dinte të ndajë mirësi”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Disa lajme të godasin në shpirt më fort se çdo telash i jetës… Sot, zemra m’u thye nga lajmi për ndarjen nga jeta të Hekuran Shalës.
As vitet e gjata të burgut nuk më kanë lënduar sa kjo humbje.
Hekurani nuk ishte vetëm komshiu im – ishte një shpirt i pastër, një buzëqeshje që e ndriçonte lagjen, një zemër që dinte të ndajë mirësi.
Ngushëllime nga zemra për familjen dhe të afërmit. Qoftë vendi i tij në parajsë dhe kujtimi i tij i paharruar. 🖤🙏

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here