back to top
December, 22, 2025
spot_img
BallinaMusicVokalisti i grupit “Minatori” merr vesh për vdekjen e Shemit teksa ishte...

Vokalisti i grupit “Minatori” merr vesh për vdekjen e Shemit teksa ishte live në një emision

- Advertisement -

Shpërndaje 

Vdekja e Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, ka tronditur komunitetin muzikor dhe fansat e tij, duke lënë boshllëk në skenën e muzikës shqiptare.

Lajmin e hidhur e mori edhe një nga miqtë dhe kolegët e tij më të afërt, Naser Gjinovci, vokalisti i njohur i grupit rock “Minatori”, ndërsa ishte live në një emision televiziv.

Gjinovci ndau emocionet e tij të forta dhe kujtimet personale për Shemin gjatë transmetimit në “Studio A”.

Naser GjinovciFoto: Facebook

Ai tha me zë të tronditur: “Lajmi i keq gjithë del i vërtetë. Unë nuk e pata telefonin, e pyeta një bashkëpunëtor të juajin. Edhe kojshi, edhe shok, edhe mik… O Zot, sa kemi ndenjur në banesë timen dhe në shtëpi të tij. Shumë kemi kaluar kohë së bashku”.

Theksoi po ashtu lidhjen e veçantë që kishte pasur me Shemin, duke e përshkruar si një miqësi të gjatë dhe të ngushtë, ku kanë ndarë shumë momente personale dhe artistike.

“E di që ka pasur probleme me stenta, pse si tek i ri është për me vdek”, shtoi mes tjerash.

Vokalisti i “Minatorit” gjithashtu përmendi se Shemi nuk ishte vetëm një mik, por edhe një bashkëpunëtor i pazëvendësueshëm në muzikë, me të cilin kanë ndarë momente të paharrueshme në karrierat e tyre artistike. /Telegrafi/

https://fb.watch/E9ugTq4Ihp
- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -