Një lajm i mirë për të gjithë publikun sapo ka ardhur! Më në fund kemi një datë zyrtare se kur do të fillojë spektakli më i dashur për të gjithë shqiptarët, “Big Brother VIP 4”!
Teksa të gjithë po e prisnim me padurim, tashmë është bërë publike data e nisjes së këtij ‘reality show’ kaq të ndjekur. Shtëpia më e famshme në Shqipëri do të hapë dyert më 21 dhjetor!
Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.
Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb.
Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion në ekranin e Top Channel.
Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm. Megjithatë, do të na duhet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar gjithçka…