Pas daljes nga Big Brother VIP 4, Krisa Çaushi ka qenë e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”.
Ajo tregoi se si ishte njohur me Tirin dhe se kishte patur idenë që ai ishte mendjemadh.
“Unë sapo kisha filluar sezonin tim. E ftova Tirin me sugjerim të Bojken Lakos, sepse Tiri ka qenë një ndër artistët pjesëmarrës në Festivalin e 62-të të Këngës. E njihja si artist. Bëmë intervistën. Unë kam menduar që Tiri ishte mendjemadh. E kam patur emisionin me regjistrim dhe u vonova shumë pak, i thashë pritë dy minuta dhe erdha. Shkova për të takuar regjisoren. Kur erdha më tha: “ju tha thoni gjysmë ore, po presim një orë.” Kur e dëgjova këtë thashë: “O Zot këta artistët””, tha Krisa.