Mbrëmjen e kaluar, Egli i ka kërkuar Gjestit të mos e komentojë raportin e saj me Aldon, pasi ai është shumë shok me ish-partnerin e saj.
“Aldo është shumë shok me ish partnerin tim, ish të fejuarin tim. Që në këtë moment mos e përdor këtë gjë që unë të ndihem keq, se nuk jam aq e ulët. Mos e thuaj më as me shaka, as me seriozitet. Që po më tregon shkëlqimin në sytë e mi dhe të Aldos, hiqe nga trutë”, tha Egli, teksa u duk se ishte shumë e prekur.