Reality show-i BBVA është bërë sërish skenë debatesh të forta mes banorëve. Këtë herë, Valbona ka shpërthyer ndaj Gertës, duke e akuzuar për sjellje të pamoralshme.
“O femër e pamoralshme! Ti që dehesh rrugëve nëpër klubet e Tiranës. Në të njëjtin klub kemi qenë kur ti je dehur atje dhe më ke thënë në orën 4 të mëngjesit: ‘Hajde, ikim në një klub tjetër’. Ti, e martuar, duke flirtuar me të tjerët. Të kam thënë do të ruaj, por nuk të ruaj më!”, ka thënë Valbona.