Opinionisti i Big Brother VIP për të katërtin vit radhazi, Arbër Hajdari është shprehur një natë para se reality shoë të nisë se e ka menduar disa herë që t’i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një video të publikuar nga Top Channel në YouTube, Arbëri tregoi se kishte dëshirë të përjetonte veten e tij brenda programit, por nuk mund ta bënte këtë për shkak se ishte klaustrofobik.