back to top
December, 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi“Vështirësi në frymëmarrje”, si vdiq klienti në qendrën e masazhit në Prishtinë...

“Vështirësi në frymëmarrje”, si vdiq klienti në qendrën e masazhit në Prishtinë – Policia nis hetimet

Të dielën pasdite një person ka vdekur në një qendër masazhi në lagjen “Arbëria” në Komunën e Prishtinës.

Sipas burimeve të Paparacit, viktima i moshës 51-vjeçare është shtetas i Serbisë.

Pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkaq ekipa emergjente ka konstatuar vdekjen e tij.

Siç mëson mediumi nga burimet e veta, në bazë të asaj se çfarë kanë thënë dëshmitarët, “gjatë ofrimit të shërbimit të masazhës viktima kishte pasur vështirësi në frymëmarrje”.

Në lokacionin e qendrës së masazhit “Queen Massage” kanë dalë edhe njësitet tjera relevante, dhe me urdhër të prokurores rasti është duke u hetuar si “hetim mbi vdekjen”.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

Ky ekzaminim do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe do të ndihmojë në kryerjen e hetimeve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit