back to top
July, 6, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiVdiq në QKUK personi që u vetaksidentua para dy javësh në Rahovec

Vdiq në QKUK personi që u vetaksidentua para dy javësh në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që ishte vetaksidentuar më 12 qershor në Rahovec ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku ka qenë duke u trajtuar. 

“I dyshuari kosovar i cili me datën e cekur kishte shkaktuar vet-aksident duke drejtuar veturën ku për pasojë kishte pësuar lëndime  dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK, me datë 27.06.2024 ka vdekur”, thuhet në raportin e Policisë. 

Me urdhër të prokurorit thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Rasti thuhet se është duke u hetuar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit