back to top
February, 5, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiVdes njëra nga dy të aksidentuarat me motoçikletë në Drenas

Vdes njëra nga dy të aksidentuarat me motoçikletë në Drenas

Një vetaksident me motoçikletë ka ndodhur të hënën në fshatin Dobroshec të Drenasit, si pasojë dy vajza kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Të lënduarat janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por njëra nga to sot ka ndërruar jetë.

Rastin e kanë njoftuar edhe familjarët në rrjetet sociale.

“Me keqardhje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Lediona Hetem Hajdarit, e që na detyron të drejtohemi me letra dhe komente ngushëllimi.

Kujtimi i saj do të jetë një dritare e ndriçuar që do të na udhëheqë në jetën tonë të përditshme. Le të ruajmë kujtimin e saj me dashuri dhe admirim, dhe le të përpiqemi të ndajmë dritën dhe dashurinë që ajo përjetoi me ne, me të tjerët rreth nesh. Në këto momente të trishtimit, është e rëndësishme të kujtojmë se Lediona do mbetet thellë në zemrat tona si kolege, që punën e saj si infermiere e bënte me pasionin dhe dinjitetin më të fortë njerëzorë“, thuhet në një postim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit