Një shtetas i huaj ka vdekur në Qendren Klinik dhe Universitare.
Sipas informatave zyrtare, më 06.01.2026, rreth orës 06:00, Policia ka pranuar njoftim për një vdekje të dyshimtë në ambientet e QKUK-së. Njësia e Stacionit Policor Jugu ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ali Emrah Eren, rreth 50-vjeçar, është paraqitur në Emergjencën e QKUK-së rreth orës 03:30, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit mjekësor, rreth dy orë e 30 minuta më vonë, ai ka ndërruar jetë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
Lidhur rastin tashmë kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”.

