back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeVdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

- Advertisement -

Të hënën në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet T. Zh.

I njëjti, për shumë vite me radhë, ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka ndërruar jetë.

Gjatë gjithë kohës, i burgosuri është trajtuar në kuadër të SHSKUK-së me mbi 100 vizita dhe hospitalizime që nga viti 2021. Si rrjedhojë, edhe gjatë qëndrimit në burg, pothuajse tërë kohën ka qenë i trajtuar në stacionarin e burgut.

“Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, SHKK kishte bërë kërkesë edhe për pezullimin e dënimit të tij per çka ishte refuzuar nga gjykata.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -