Mbrëmë ka ndodhur një aksident në Suharekë, ku një automjet ka goditur një këmbësore.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi.
Gashi tha se viktima nuk ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.
“Dje me datë 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. 58 vjeç) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur të ju mbijetoj. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj”, tha ai.
Tutje Gashi ka treguar se policia si dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Ngasësi i automjetit gjendet në stacionin policor duke u intervistuar./Ballkani.info/