Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Morina, raporton GazetaDemos.
Lajmin e kanë bërë të ditur fëmijët e të ndjerit, të cilët shpehën dhimbjen për këtë humbje të tyre.
“Shumë zor me e pranu vdekjen tande babë. Shumë e deshte Kosovën, t’pat hije edhe uniforma me gjithë Flamur. Meritat tua për Atdhe e fjalët e tua qe na dhe s’do t’i harrojmë kurrë. Shkove herët. Këshillat e emri yt do t’na mungojë në çdo vend ku shkojmë ne. Emri XHEM IMER MORINA s’do të harrohen kurrë përjetë”, ka shkruar Imer Morina.
Varrimi i Morinës do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Sferkë të komunës së Klinës.
Xhem Morina i shërbeu vendit në kohët më të vështira, duke qenë edhe njëri nga themeluesit e Shtabit “Liria” të Brigadës 122, të Sferk Gashit.