back to top
June, 22, 2025
spot_img
BallinaLajmeVdes i riu nga Mitrovica që u plagos të enjten në Mal...

Vdes i riu nga Mitrovica që u plagos të enjten në Mal të Zi nga një shtetas i Shqipërisë

- Advertisement -

Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi, pas debatit që ndodhi mes tij dhe një shtetasi shqiptar me inicialet E.B., 23-vjeç.

Ai fillimisht ishte plagosur rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq në spital.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në Facebook.

Sipas Policisë së Malit të Zi, autori E.B u arrestua në kanionin e lumit Moraça, dhe po përballet me akuza për vrasje.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -