Sot është ndarë nga jeta Dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90 dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil.
Dr. Bukoshi ndërroi jetë pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore. Ai ka jetuar dhe është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.
Bukoshi mbetet një emër i njohur në historinë moderne të Kosovës, për kontributin e tij në organizimin politik të shqiptarëve gjatë kohës së okupimit serb dhe për angazhimin e tij në mërgatë.