Share
Një burrë dyshohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, njofton Sinjali.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.
Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
GazetaDemos ka kontaktuar me policinë për të marrë detaje, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka kthyer përgjigje.