Një vajzë 25-vjeçare nga Kosova është gjetur e pajetë në Tetoëve, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj po hetohen nga autoritetet maqedonase.
Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Kosovës në Shkup, e cila njoftoi se ka marrë informatat nga Policia Rajonale e Tetovës rreth orës 18:00 dhe se ka hyrë menjëherë në kontakt me organet hetuese për të ndjekur nga afër zhvillimet.
Sipas njoftimit, trupi i vajzës është gjetur nga kalimtarë të rastit në afërsi të tregut të gjelbër të qytetit, rreth orës 19:00. E reja besohet se ishte studente në Tetovë, është identifikuar si shtetase e Republikës së Kosovës.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës

