back to top
November, 11, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiVazhdon shkyçja e konsumatorëve që nuk i përditësuan të dhënat në KESCO

Vazhdon shkyçja e konsumatorëve që nuk i përditësuan të dhënat në KESCO

Shpërndaje
Aksionet për shkyçje të konsumatorëve të KESCO-s për mospërditësim të të dhënave sipas afatit, po vazhdon edhe gjatë muajit tetor.

“Edhe gjatë tetorit janë duke vazhduar aksionet për shkyçje për konsumatorët që nuk i kanë përditësuar të dhënat e tyre në KESCO, sipas afatit të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi.

“Të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen me energji elektrike nga KESCO, e kanë obligim ligjor që të lidhin kontratë të furnizimit me kompaninë. Rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është process i thjeshtë dhe i lehtë për të gjithë konsumatorët anekënd Kosovës. Mjafton të vizitohet pika më e afërt dhe aty do t’u sqarohet i gjithë procesi”, thuhet në komunikatën e KESCO-s.

“Përpos konsumatorëve të amvisërisë, KESCO ka vazhduar edhe takimet me konsumatorët biznesorë për t’i informuar sa më shumë rreth këtij procesi, sepse ata që përfitojnë më së shumti nga kjo padyshim që janë vet konsumatorët”.

“Në radhë të parë rregullohet komunikimi konsumator – kompani, pastaj kemi një adresë të saktë për dorëzim të faturave, kemi numrin e saktë të telefonit për të ndarë informata rreth planifikimit nga rrjeti i shpërndarjes, askush nuk mund të ju lë borxhe sepse njehsori vendoset në emrin e atij\asaj që e shfrytëzon energjinë elektrike, e shumë të tjera”.

“Kushdo që nuk e bën këtë brenda dy javësh që nga data e informimit prej furnizuesit, në këtë rast KESCO-s, shkyçet nga rrjeti elektrik. Këtë e bëjmë në vazhdimësi, posa të kalon ky afat i përcaktuar nga legjislacioni, dhe do të vazhdojmë të bëjmë aksione të tilla edhe ditëve në vazhdim”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit