Po vazhdon numërimi i votave të Komunës së Prishtinës, në Qendrën Komunale të Numërimit që është salla ”1 tetori”, shkruan Gazeta Demos.

Krahas këtij numërimi, problemet me rrjet janë të pashmangshme gjë që po ua vështirëson numërimin komisionerëve.
Ndryshe, mbrëmë ndodhi një konfrontim mes komisionerëve të LDK-së dhe të VV-së, për shkak të një fletëvotimi nëse ai është i vlefshëm apo i pavlefshëm.

Menjëherë pas përplasjes ka intervenuar Policia e Kosovës, teksa në sallë ka zbarkuar edhe Hetuesia.
Siç merr vesh Demos nga burimet brenda sallës “1 Tetori”, komisioneri i Lëvizjes Vetëvendosje i përfshirë në këtë përleshje është Egzon Azemi.