Home Featured Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor, iu nënshtrua operimit

Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor, iu nënshtrua operimit

0
Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor, iu nënshtrua operimit

Ish-deputetja dhe njëherit e mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman është diagnostifikuar me tumor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me çrast njoftoi se i është nënshtruar një operimi për të hequr tumorin që i ishte shfaqur në një pjesë të zorrëve.

Teksa tregoi se operacioni ishte mjaft i vështirë, Krasniqi po ashtu njoftoi se gjithçka ka shkuar mirë dhe i njëjti ka përfunduar me sukses.

“Fatmirësisht, raporti i patologjisë konfirmoi se tumori ishte beninj dhe unë pres një shërim të mirë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre – mesazhet, telefonatat dhe vizitat e tua të mira kishin shumë vlerë për mua gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Krasniqi-Goodmam.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here