Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” në një përgjigje për Paparacin ka konfirmuar angazhimin e Sadri Ramabajës, duke konfirmuar kështu se, tani profesori, është angazhuar pa konkurs. Universiteti është arsyetuar se për shkak të dinamikave nuk ka pasur kohë për rishpallje të konkursit.
Punësimi i Ramabajës në universitetin publik, rektor i të cilit vitin e kaluar u emërua një tjetër eksponent i afërt i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Dërmaku.
Të enjten, Universiteti i Gjilanit ka kthyer përgjigje, duke sqaruar mënyrën e angazhimit të analistit politik si profesor.
Universiteti i Gjilanit ka sqaruar se angazhimi i Ramabajës ishte bërë për shkak të një vendi të lirë.
“Ramabaja është angazhuar në Universitet konform Statututit te Universitetit “Kadri Zeka”, neni 72 dhe neni 76, si dhe Rregulloren e miratuar nga Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan, “Mbi procedurat e angazhimit të bashkëpunëtorëve të jashtëm – me honorar në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka’ Gjilan” (Ref. Nr. 01/1473, dt. 09.07.2021), konkretisht Nenin 5, i cili përcakton se (citim): ‘Ne rastet kur, për arsye të ndryshme që mund të ndodhin, pasi të ketë filluar semestri, mbetet vakante ndonjë pozitë (lëndë) që nuk mund të mbulohet me stafin e rregullt ose stafin e angazhuar sipas konkursit, atëherë me një arsyetim të bazuar të Dekanit, Rektori vendos që të bëjë angazhim të stafit të jashtëm, i cili përmbush kriteret e domosdoshme sipas kësaj rregullore’”, thuhet në përgjigjen e Universitetit të Gjilanit.