Po,Adriana Matoshi…Unë, si një vajzë e Drenicës, e rritur mes luftëtarëve,fëmijëve dëshmorë dhe njerëzve që nuk i kanë më familjarët e tyre nga lufta e fundit,desha të reagoj.Ndoshta ti nuk e di të vërtetën, kur thoje“u kallshin Lushtakët”.
Adriana,serbi na ka kallë,por ne rezistuam dhe luftuam.
Serbët na dogjën çdo shtëpi.Vranë gra,fëmijë,nëna me fëmijë në bark.Besoj që e kupton ndjesinë e një nëne…apo nuk e kupton,kur fëmijët i ke lënë rrugëve?
Nga Çirezi,Prekazi,Izbica,Rezalla e çdo katund e fshat jemi të djegur,jo vetëm shtëpitë,por edhe zemrat. Sepse familjarët tanë ranë për lirinë,që ti sot të aktrosh e lirë,e që fëmijët tuaj të rriten të lirë…edhe pse ti i degjenerove.
Adriana,nënat e Drenicës kanë rritur trime që e kapën pushkën dhe nuk e kursyen trupin për këtë tokë.
Adriana,një ditë turpi do të dalë në shesh
kjo është e saktë.Kosova do ta marrë vesh se në çfarë shërbimesh je futur dhe ku je zhytur.
Populli thotë:Turpin s’e lan as lumi Drini. Edhe ty nuk do ta lajë asnjë lumë.
Gjeneral Sami Lushtaku,me bashkëluftëtarët,janë histori.
Ne jemi krenarë për luftëtarët tanë!
-Donjeta Dibrani

