back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiUji i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm, IKSHPK del me përditësime

Uji i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm, IKSHPK del me përditësime

Share
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)ka njoftuar se ka vazhduar monitortimi i ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të Manganit, javën që shkoi.

Në njoftimin e IKSHPK-së, thuhet se gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të vikendit, vërehen ulje e vlerave të Manganit.

Megjithatë, njoftohet se këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

Njoftimi i plotë:

Përditësim i informacionit rreth Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit

Prishtinë, 07.10. 2024

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të Manganit, javën që shkoi.

Gjatë analizavë të kryera gjatë ditëve të uikendit, vërehen ulje e vlerave të Manganit.

Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

Sipas këtij udhëzimi, standardi i paraparë për vlerat e lejuara të Manganit në ujin e pijes është 0.05 mg/L.

Ndërsa, sipas analizave të kryera ditëve të uikendit, vlerat më të larta të regjistruara sillen prej 0.102 – 0.230 mg/L.

Ekipet e IKSHPK-së vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë, mbetet në fuqi rekomandimi që uji që vjën nga ky liqen të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.

Ju rikujtomë se Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, por në vlera të shtuara në ujin e pijshëm, sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeçe nëse përdoret për një kohë më të gjatë.

Duke pasur parasysh që vlerat e Manganit ende janë të larta, mbesin në fuqi rekomandimet e dhëna për KRU “Prishtina” që:

• Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e klorit (Cl) rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L;

• Të përcillet ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndares;

• Të zbatohen procedurat standarde për trajtimin e ujit në situata si kjo;

• Të bëhet shpërlarja e rrjetit shpërndarës magjistral dhe segmenteve të vogla;

• Të sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët.

IKSHPK njofton se është në bashkëpunim të vazhdushëm me KRU “Prishtina” për të monitoruar dhe ndërmarrë veprimt e nevojshme për tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes.

Bashkëngjitur harta e zonave që furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit.

————————————————————————–

Ažuriranje informacija o manganu u vodi Regionalnog vodovoda KRU „Priština“ koja dolazi iz jezera Badovci

Priština, 07.10. 2024

Nacionalni institut za javno zdravlje Kosova (NIJZK) nastavio je sa praćenjem vode za piće Regionalnog vodovoda „Priština” koja dolazi iz jezera Badovci, nakon ponovnog pojavljivanja visokih vrednosti mangana prošle nedelje.

Tokom analiza sprovedenih tokom vikenda, uočeno je smanjenje vrednosti mangana.

Međutim, ove vrednosti su i dalje veće od vrednosti dozvoljenih prema Administrativnom uputstvu br: 10/2021 „O kvalitetu vode namenjene za ljudsku upotrebu“.

Prema ovom uputstvu, propisani standard za dozvoljene vrednosti mangana u vodi za piće je 0,05 mg/L.

Dok su, prema analizama obavljenim vikendom, najveće zabeležene vrednosti 0,102 – 0,230 mg/L.

Ekipe NIJZK -a nastavljaju praćenje vode za piće iz jezera Badovci i narednih dana.

U međuvremenu, ostaje na snazi preporuka da se voda koja dolazi iz ovog jezera ne koristi za piće i da se koristi kao tehnička voda za ličnu i ekološku higijenu.

Podsećamo da se mangan smatra esencijalnom hranljivom materijom i doprinosi mnogim telesnim funkcijama, uključujući metabolizam aminokiselina, holesterola, glukoze i ugljenih hidrata, formiranju kostiju, zgrušavanju krvi i smanjenju upale, ali ima dodatnu vrednost u vodi za piće, ponaša se kao zagađivač i štetno utiče na zdravlje, posebno kod dece do 5 godina ako se koristi duže vreme.

Imajući u vidu da su vrednosti Mangana i dalje visoke, preporuke date KRU „Priština“ ostaju na snazi:

• Kontrolisati proces dezinfekcije tako da vrednost zaostalog hlora (Cl) bude 0,1-0,2mg/L;

• Prenošenje organskog zagađenja (TOC) u vodu jezera i distributivnu mrežu;

• Primeniti standardne procedure za tretman vode u ovakvim situacijama;

• Pranje glavne distributivne mreže i malih segmenata;

• Obezbediti higijensku vodu za piće za građane.

NIJZK saopštava da je u kontinuiranoj saradnji sa KRU „Priština“ na praćenju i preduzimanju neophodnih radnji za prevazilaženje situacije nastale kao posledica „fenomena“ mangana u vodi za piće.

U prilogu je mapa područja koja se snabdevaju pijaćom vodom iz jezera Badovci.

May be an image of map, road and text
ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit