Ka filluar trajtimi dhe shpërndarja e ujit në Mitrovicë, por me kapacitet të reduktuar.
Kjo u bë e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, në një komunikatë të lëshuar në Facebook.
“Lusim konsumatorët të që të përdorin ujin sa më racionalisht në mënyrë që rrjeti të mbushet sa më shpejt me ujë të pijes e me këtë t’u mundësohet të gjithëve të kenë qasje në ujë të pijes”.