Xheneta Fetahu u largua nga gara e Big Brother VIP Kosova 3 në spektaklin e së hënës, pas një përballje me Drenusha Latifin.
Ky eliminim erdhi pas një vendimi të publikut, i cili shpalli Xhenetën si konkurrenten që do të largohej nga shtëpia, pas një televotimi të hapur që pasoi një avantazh të fituar nga Gresa Gashi, e cila përcaktoi dy banorët që do të kalonin në votim.
Megjithatë, fati i Xhenetës nuk ishte i mbyllur, pasi ajo mori një biletë rikthimi. “Ti kthehesh në shtëpi,” shkruhej në biletë, një moment që e gjeti atë plot emocion dhe gëzim.
Menjëherë pas kësaj, Xheneta reagoi me entuziazëm, duke deklaruar:
“Nuk keni parë asgjë, çfarë do të bëj tani!”, duke lënë të kuptohej se ishte gati për të rikthyer energjinë e saj në lojë.