Tubimi në Athinë, Bakoyannis: Rama të mos harrojë se Greqia ka ndikim te votuesit e shqiptarëve më shumë se aiIsh-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyannis, ka reaguar në lidhje me takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët në Athinë. Bakojanis gjatë një prononcimi për median greke, Sky, tha se nuk i interesojnë takimet e Ramës me shqiptarët në Greqi, por për të interes ka situata e minoritarëve grek në Shqipëri.
“Më shumë me intereson se çfarë bëri ai me Fredi Belerin. Si jeton minoritete jonë atje. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respekti i pakicës etnike dhe kalon nga Greqia. Z. Rama të mos harrojë se Greqia ka ndikim politik te votuesit e shqiptarëve që janë prezent në Greqi se sa ka Z. Rama mbi ta. Kurdo që Greqia do ta shfrytëzojë këtë ndikim mund ta bëjë me shumë lehtësi”, thotë Dora Bakoyannis, ish-ministre e Jashtme e Greqisë.
Bakojanis komentoi edhe incidentin diplomatik gjatë betimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova. Sipas Bakojanis, Maqedonia e Veriut është një vend i vogël dhe me ekonomi të dobët dhe se realiteti që ata po përpiqen të krijojnë do të bjerë mbi ta. Ajo foli me tone të ashpra duke kërcënuar me JO-në e madhe greke.
“Ne kemi dëshmuar se dimë të mbrojmë interesat kombëtare dhe kur mund të themi “Jo”-në e madhe. Dhe ne e thamë, Jo brenda vendit, jashtë vendit. Populizmi shitet dhe është e lehtë jo vetëm në Greqi, në Ballkan apo dhe në botë. Ne duam të jemi të përgjegjshëm dhe të dobishëm për interesat kombëtare”, vijoi Dora Bakoyannis.
Bakojanis ka qenë ministre e Jashtme e Greqisë në vitin 2009, kohë kur u nënshkrua edhe marrëveshja e detit me Shqipërinë, që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. /A2CNN