Në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëshit të fundit.

Nga një rast është raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Gjakovë.
Lidhur me këto trija raste, një person është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë 27.01.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 15.01.2025 – NN. Më 27.01.2025 ankuesi mashkull shtetas i Turqisë ka raportuar se e dyshuara (bashkëshortja) femër shtetase e Turqisë, ia ka pamundësuar qasjen në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Gjakovë 26.01.2025 – 22:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka larguar nga shtëpia fëmijët e ankueses femër kosovare derisa ajo ka qenë në punë. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.