back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeTri mesazhet e Von der Leyen pas takimit me Osmanin dhe Kurtin

Tri mesazhet e Von der Leyen pas takimit me Osmanin dhe Kurtin

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë tri mesazhe pas vizitës së saj në Kosovë, ku u takua me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Von der Leyen ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë ndërtimin e institucioneve, të ulë tensionet në vend dhe të përfundojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes, shkruan Reporteri.net.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Bashkimit tonë. Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të forta. Të ulë tensionet në vend. Gjithashtu, Kosova duhet të përfundojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, ka shkruar von der Leyen në llogarinë e saj në platformën “X”, ku ka bashkangjitur edhe foto nga takimi me Osmanin dhe Kurtin.

Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me të, tha se mbështetja e KE’së është thelbësore për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ajo ka përsëritur edhe kërkesën për heqje të masave ndëshkuese të BE’së ndaj Kosovës, të cilat i ka cilësuar si të padrejta.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -