back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiTri anëtare të LVV-së në Drenas japin dorëheqje, thonë se do bashkëpunojnë...

Tri anëtare të LVV-së në Drenas japin dorëheqje, thonë se do bashkëpunojnë me Ramiz Lladrovcin

Share
Tri anëtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Mimoza Berisha, Indire Olluri dhe Flota Bujupi kanë njoftuar se kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti dhe se do të bashkëpunojnë me kryetarin e PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Berisha, e cila shkroi në emër edhe të Ollurit dhe Bujupit, tha se arsye për këtë vendim është “puna joprofesionale dhe jo e drejtë, nga individë të caktuar, që janë pjesë e strukturave të larta të Lëvizjes” në këtë komunë.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Përmes këtij shkrimi, unë, Mimoza Berisha, se bashku me Indire Ollurin dhe Flota Bujupi i’u njoftojm se po japim dorëheqje, nga gjitha përgjegjësitë tona,si anëtare të Lëvizjes Vetëvendosje! në Drenas.

Arsyet që na kanë nxitur deri të ky vendim, kanë qenë të shumta si: puna joprofesionale dhe jo e drejtë, nga individë të caktuar, që janë pjesë e strukturave të larta të Lëvzijes në qytetin tonë , standartet e dyfishta që janë përdorur dhe pakënaqësitë tjera në funksionimin e degës.

Madje, edhe në bisedat me anëtarë tjerë të LVV-së në Drenas, por edhe nga takimet me qytetarët, kemi parë që simpatizimi dhe shpresa e tyre për Lëvizjen ka rënë, shkaku i keq menaxhimit!

Ndërsa, si arsye për bashkëpunimin me z.Ramiz Lladrovcin, mund të listohen sukseset e tij në qeverisje, respektimi i kuotës gjinore, nga ana tij, por, mbi të gjitha vlerësimi dhe besimi i tij ndaj fuqisë së grave!

Degës së VV-së në Drenas, i’u urojm suksese në vazhdimësi, me shpresën e ndryshimit në struktura!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit