Prokuroria e Gjakovës i ka nisur hetimet lidhur me një rast të keqpërdorimit të votës në Gjakovë.

Bëhet fjalë për një qendër në shkollën “Zekirja Rexha”, ku dyshohet se ka ndodhur “Treni bullgar”.
Rasti u konfirmua edhe nga Prokuroria përmes emailit.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve”, thuhet në përgjigjen e organit të akuzës.

U raportua se pati keqpërdorime për qendrën “02-07”.
Kësisoj, aty dyshohet po ashtu edhe për dy fletëvotime të cilat ishin të fotokopjuara.
Reagime ka pasur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
Pos në qendren “Zekirja Rexha” dyshohet se keqpërdorime ka pasur edhe në atë “Fehmi Agani”, ku dyshohet se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje është mbivotuar./KlanKosova