back to top
December, 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiTragjike në Berat: 50-vjeçari që po lëvizte me biçikletë goditet për vdekje...

Tragjike në Berat: 50-vjeçari që po lëvizte me biçikletë goditet për vdekje nga vetura, shoferi ishte i dehur

Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga makina në Berat.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë, ndërkaq, shoferi i veturës ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të Policisë, shoferi 53-vjeçar tashmë është arrestuar nga Policia.

Njoftimi i plotë:

Arrestoi në flagrancë shtetasin P. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-shtetasin M. Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Dimal, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin L. K., 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi L. K., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16 vjeçar, banues në Kuçovë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës.

Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. L., 68 vjeç, banues në Kuçovë, pasi me vetëgjyqësi, nuk lejon të kryejë punime, për të cilat ka leje përkatëse nga bashkia, shtetasin G. A., 55 vjeç, banues në Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit