back to top
October, 9, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiTotaj thotë se po injorohet nga ministrat e Qeverisë Kurti: Më lehtë...

Totaj thotë se po injorohet nga ministrat e Qeverisë Kurti: Më lehtë është komunikimi me agjencitë ndërkombëtare se me ata

Nënkryetari i PDK-së dhe njëherësh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka hedhur akuza drejt ministriva të Qeverisë Kurti.

Ai thotë se e ka të vështirë të komunikojë me ata.

Sipas Totajt, më lehtë është komunikimi me agjencitë ndërkombëtare se me ministrat e Qeverisë së Kosovës.

“Kemi mundësi dhe bashkëpunojmë shumë me agjencitë ndërkombëtare… kemi kontakte edhe me ambasadorët e shumë shteteve gjejmë gjuhë të përbashkët, diskutojmë, negociojmë, pajtohemi na japin këshilla e sugjerime, ndërsa me ministrat tonë është e pamundur me kontaktu, as nuk kthejnë e-mail, as në telefon nuk përgjigjen. Vijnë në Prizren, asnjëherë nuk kanë ardhur me na vizitu në komunë”, tha Totaj me Teve1

“Kryeministri na ka takuar një herë. Të shtunën në mbrëmje e ka bërë kërkesën për të dielën në mëngjes. E kemi pranuar normal, por një sjellje e tillë tregon jo seriozitet dhe pa planifikim, pa e ditë se çfarë po do me bë”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit