Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në zonën e Astirit në Tiranë ku një 24 vjecar ka goditur me thikë një 34 vjecar. Mësohet se shtetasi Amarildo Hoxhallari, 34 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Ai ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë. Mësohet se 34-vjeçari kishte pësuar katër goditje me thikë, dy prej të cilave në gjoks dhe dy në këmbë.
Sakaq, autori i ngjarjes, Darmen Keli, 25 vjeç është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa besohet se motivi i ngjarjes ishte xhelozia e autorit, pasi viktima i ka ngacmuar partneren.
Megjithatë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.