Tetë persona kanë marrë lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy automjeteve në rrugën Gjilan-Ferizaj, në fshatin Sojevë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë dy autoambulanca dhe hetimet po vazhdojnë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit. Hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë në vijim”, tha Veseli për Insajderin.