Ish-komandanti suprem i NATO’s në Evropë, Wesley Clark, po dëshmon në Hagë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.
Clark përgjatë dëshmisë së tij është pyetur lidhur me një artikull të Irish Times, ku flet për tensione ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në veri të Mitrovicës gjatë kohës së luftës.
Clark u pyet nëse mendon se këto incidente po organizoheshin nga UÇK’ja, i cili mohoi një gjë të tillë. Ai tha se më shumë kanë qenë organizime individuale të shqiptarëve.
Gjykata Speciale UÇK veriu i Kosovës Wesley Clark

