back to top
February, 14, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiTash e 26 vite në pritje për fatin e tij, gjenden eshtrat...

Tash e 26 vite në pritje për fatin e tij, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas 26 vitesh janë gjetur eshtrat e Xheladin Jetish Kabashit.

Nura përmes një shkrimi në Facebook tha se eshtrat e tij janë gjetur në një lokacion në Skenderaj, ndërsa ka shprehur ngushëllime familajet Kabashi.

“26 vite pritje me ankth për familjen Kabashi nga Polaci, për djalin e saj, i zhdukur pa ndonjë lajm që prej luftës së Kosovës, fati i të cilit është zbardhur këto ditë, kur metoda e ADN-së konstatoi se eshtrat e gjetur në një lokacion të territorit të komunës sonë, i përkasin Xheladin Jetish Kabashit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi! Lavdi rënies për liri të Kosovës, Xheladin Kabashit!”, tha ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit